Oferta për mësimit të bibliotekës së Hailbronit

Në ofertat e medieve të bibliotekës së qytetit ju gjeni shumë materiale mësimi dhe kurse gjuhe, ndër të tjera po ashtu për temën, gjermanishtja si gjuhë e huaj. Në faqen e internetit "https://stadtbibliothek.heilbronn.de" biblioteka e qytetit ofron kurse gjuhe online (në linjë). Ju mund të mësoni gjuhët anglisht, frëngjisht, spanjisht, italisht dhe gjermanisht, në mënyrë të rehatshme në kompjuter, në shtëpi ose në udhëtim. Trajnimet në video ndërmjetësojnë fjalor dhe gramatikë në shkalla të ndryshme të mësimit. Për të mësuar ju mund të shfrytëzoni edhe vendet e punës në bibliotekë, në K3. Ka vende pune me kompjuter me internet, përpunim teksti dhe fotografish, skaner dhe printer. Ekziston hyrje "WLAN". Ekipi i bibliotekës mbështet në çdo kohë gjatë përzgjedhjes dhe ndihmon në marrëdhëniet me ofertat online.

Pika e takimit gjermanisht bëhet gjithmonë të hënave nga ora 15:30 në bibliotekën e qytetit. Bëhet fjalë për një takim të hapur për të gjithë, të cilët në moment mësojnë gjermanisht dhe kanë dëshirë të flasin më shumë.

Gra dhe burra të angazhuara vullnetarisht qëndrojnë të gatshëm si referentë. Nuk ka nevojë për regjistrim.