E ngarkuara me punë për refugjatët

Që prej janarit të vitit 2016 ka një të ngarkuar me punë për refugjatët të qytetit të Hailbronit. Ajo punon në seksionin për familje, të rinj dhe të moshuar dhe kujdeset për të gjitha temat për punën me refugjatët e Hailbronit. E ngarkuara me punë për refugjatët ka kontakt me seksionet, institucionet dhe organizata të ndryshme në qytetin e Hailbronit dhe fillon dhe koordinon ndër të tjera projektet e punës me refugjatët. Ajo është po ashtu përgjegjëse për bashkëpunimin me ndihmësit/ndihmëset vullnetarët/vullnetaret në strehët e refugjatëve.