BUGA 2019

Ekspozita Federale e Kopshteve Hailbron 2019 vë gurin e themelit për lagjen e re Neckarbogen të qytetit.
Çdo dy vjet, një qytet tjetër gjerman ju uron dashamirësve të kopshteve mirëseardhjen në një Ekspozitë Federale të Kopshteve. Në vitin 2019, Ekspozita Federale e Kopshteve do të kryhet në Hailbron nga 17 prilli deri më 6 tetor. Me të, si një motor i efektshëm, qyteti ngjall një djerrinë shumëvjeçare industriale e të vendosur në qendër dhe e transformon atë në lagjen e re Neckarbogen të qytetit. Gurin e themelit Ekspozita e Qytetit e vë brenda Ekspozitës Federale të Kopshteve, e cila, në mënyrë të papërsëritshme në historinë pothuajse 70-vjeçare të Ekspozitës Federale të Kopshteve, është në të njëjtën kohë një ekspozitë kopshti dhe qyteti. Tanimë gjatë Ekspozitës Federale të Kopshteve, jetojnë deri në 800 njerëz në 22 banesa banimi dhe biznesi të ndërtuara kompakt. Do të jetë në funksion tanimë gjithashtu një bujtinë për të rinjtë. Pas vitit 2019 lagjja do të vazhdojë të rritet dhe të bëhet lagja Neckarbogen e qytetit. Do të bëhet një vend i gjallëruar pranë brigjeve të Neckar, ku në pak vite do të banojnë deri në 3.500 njerëz e do të gjejnë vendet e tyre të punës deri në 1.000 njerëz. Si qytet i distancave të shkurtra, Neckarbogen është një shembull i suksesshëm për banimin në të ardhmen në mes të qytetit.