Kurset e integrimit

Kursi i integrimit është një ofertë për të gjithë nënshtetasit e huaj dhe nënshtetasit gjermanë me prejardhje emigracioni. Ata mësojnë njohuri të mjaftueshme të gjuhës gjermane (Niveli B1), njohuri mbi rendin ligjor si dhe mbi kulturën gjermane dhe historisë (kurs orientimi).

Kursi i përgjithshëm i integrimit përfshin 600 orë kursi gjuhe si dhe 100 orë kursi orientimi. Krahas kursit të përgjithshëm të integrimit ofrohen kurse speciale integrimi, si

  • kursi i integrimit për të rinjtë (1000 orë)
  • kursi i integrimit për prindërit (1000 orë)
  • kursi i alfabetizimit (1000 orë)

Kurset nxiten nga federata ("BAMF"). Pjesëmarrësi paguan një pjesë vetjake prej 1.95 € për çdo orë mësimi.

Varur nga prejardhja juaj (p.sh. qytetarë të BE-së, të shpërngulur të vjetër) ose titulli juaj i qëndrimit ka rregulla të ndryshme për marrjen pjesë dhe për kostot.