Vendet e këshillimit për çështjet e migrimit

Me qëllim që ta kini të lehtë në kohën e fillimit në Hailbron, ju ndihmojnë juve vendet e këshillimit për migracioni gjatë integrimit në botën e re të jetës dhe të punës. Gjatë kësaj ka vende këshillimi për të rritur (MBE) dhe të tilla për të rinjtë (JMD). Shërbimi për migracionin e të rinjve ("JMD") është përgjegjës për persona në moshën prej 12 deri në 27 vjeç. Persona mbi 27 vjeç mund t’i drejtohen Zyrës së këshillimit për migrantët e rritur (MBE). Referentët përkatës të Karitasit, xhakonisë, të organizatës "IN VIA" dhe të Kryqit të Kuq Gjerman ju këshillojnë dhe ju mbështetin individualisht dhe falas në çështjet e mëposhtme:

  • shkolla, arsimimi, profesioni
  • mësimi i gjuhës gjermane, kurse integrimi
  • puna, kërkimi i punës, papunësia
  • njohja e përfundimeve të shkollave dhe profesioneve të huaja
  • qëndrimi, shtetësia
  • bashkimi familjar
  • përfitimet sociale, përfitimet familjare
  • marrëdhëniet me zyrat, autoritetet dhe institucionet
  • pyetjet personale dhe në lidhje me imigrimin
  • mundësitë për kohën e lirë dhe për kontakt