Muzetë dhe arti

Deutschhof
Në muzeun në "Deutschhof" prezantohen eksponate nga fushat e grumbullimeve në arkeologji, histori natyre, histori e qytetit si dhe art. Si shtesë vijnë rregullisht ekspozita atraktive të veçanta.

Ndërtesa "Otto-Rettenmaier"
Në ndërtesën "Otto Rettenmeier" ndodhet, si arkivi i qytetit, ashtu edhe ndërtesa e historisë së qytetit. Një ekspozitë multimediale udhëheq nëpërmjet historisë së qytetit, nga përmendja e parë me shkrim deri në të tanishmen dhe tregon si është zhvilluar qyteti i madh modern. Historia e qytetit bëhet një përjetim!

Galeria e artit "Vogelmann"
Galeria e artit "Vogelmann" prezanton tre deri në katër ekspozita në vit, të cilat tregojnë art nga modernia klasike, deri në të tanishmen. Për këtë qëndrojnë në dispozicion rreth 800 metra katrore sipërfaqe ekspozimi në tre kate. Si fqinjë e drejtpërdrejtë galeria e artit kooperon ngushtë me shoqatën e artistëve në Hailbron..

Shkolla e artit për të rinj
Në rast të shkollës së artit për të rinj (JKS) fëmijët dhe të rinjtë mund të merren intensivisht me të luajturit në teatër, pikturimin, vizatimin, punime dore artistike, filmimin, fotografimin, lëvizjen dhe kërcimin. Kurset udhëhiqen nga artiste dhe artistë me përvojë, të cilët nxitin me pikësynim krijimtarinë e fëmijëve dhe të rinjve. Programi i gjerë i (pushimeve) del dy herë në vit dhe mund të merret nëpërmjet kancelarisë së "JKS"-së dhe të Shkollës së lartë popullore si dhe në internet.