Këshillime

Në Hailbron nuk duhet të qëndrojë askush me problemet e tij vetë. Këtu ka shumë vende këshillimi, tek të cilat ju mund të drejtoheni. Atje gjenden bashkërisht zgjidhje për problemet, njëlloj nëse këto prekin shkollën, familjen ose përgjithësisht shëndetin tuaj. Ju mund të merrni në pretendim në qytetin e Hailbronit ofertat e mëposhtme të këshillimit:

  • këshillim për familje dhe edukim
  • këshillim për të rinjtë dhe varësinë
  • këshillime për gra / këshillime në rast të dhunës seksuale
  • vende të ndryshme këshillimi dhe grupe për ndihmë për vetveten

Një listë të vendeve të këshillimit me adresa dhe të dhënat e kontakteve ju gjeni në faqen e internetit të qytetit të Hailbronit.

Vendet e këshillimit për familje dhe edukim
Vendi i këshillimit për familje dhe edukim i qytetit këshillon prindër si dhe fëmijë dhe të rinj falas:

  • në pyetje të edukimit dhe të bashkëjetesës familjare
  • këshillime për shtatzëni / këshillime për konflikte të shtatzënisë
  • në rast të rënies në sy të zhvillimit dhe të sjelljes,
  • në rast të vështirësive në shkollë,
  • në rast të pyetjeve të partneritetit, ndarjes dhe shkurorëzimit si dhe
  • në rast të problemeve të tjera personale

Informacione të mëtejshme