Zonat e mjedisit

Qyteti i Hailbronit angazhohet për një mjedis të shëndetshëm dhe, në kuadrin e planit të aksionit për mbajtjen pastër të ajrit, si masë për qarkullimin rrugor, ka instaluar një zonë mjedisi, me qëllim që nëpërmjet ndalimit të udhëtimit me automjet të reduktojë lëndë të dëmshme për ajrin. Në zonën e mjedisit lejohet të hyjnë duke udhëtuar vetëm automjete me një distinktiv aktual - në përputhje me versionin përkatësisht të vlefshëm të planit të aksionit. Tani për tani vlen distinktivi i gjelbër.

Territoret e mëposhtme në rrethin e qytetit qëndrojnë jashtë zonës së mjedisit: 

  • pjesa e qytetit Biberach 
  • pjesa e qytetit Kirchhausen 
  • [rruga] Neckartalstraße 
  • zona industriale “Böllinger Höfe” dhe 
  • zona e vjetër industriale në veri të Hailbronit.

Në raste të veçanta të arsyetuara mund të bëhet një kërkesë për një lejë përjashtuese nga ndalimi i udhëtimit me automjet. Për këtë vlejnë megjithatë kritere të rrepta dhe duhet të ekzistojnë shkaqe të bindshme. Distinktivet mund të merren në mbarë federatën. Vende të dhënies së dinstiktivëve janë vendet e njohura për kontrollet e gazrave si p.sh. dyqanet e shitjes së makinave, TÜV, DEKRA etj. si dhe vendi i regjistrimit të makinave.

Informacione të mëtejshme ka në internet nën www.heilbronn.de Umwelt & Klima, Mobilität.